Secondary Adv

Pagese me “hile”, Rama: Bizneset e medha mashtrojne, nis aksioni

Ministria e Financave do të nisë një aksion në biznese për të formalizuar deklarimin e plotë të pagave të punonjësve, duke eliminuar pagesën me dy bordero.

 

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama në konferencën mbi politikat e punësimit, ku theksoi se 41 për qind e pagave në biznese të mëdha janë në nivelin 30 mijë lekë, çka sipas tij është një mashtrim që po i bëhet shtetit për të shmangur tatim fitimin. Sa i përket punësimit, kryeministri theksoi se në tre muajt e fundit, zyrat e punës kanë realizuar 10 mijë punësime të reja, ndërsa problem vijon të mbetet mungesa e aftësisë. Ndërsa për Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, fondet duhet të përqendrohen në degë që i përshtaten kohës i matematika po informatika. Një strategji e re punësimi 2018-2021 e cila është në fazë përgatitje, adreson të gjitha problematikat e tregun e punës dhe parashikon një qasje tërësisht ndryshe për të zgjidhur problematikën e thellë që ekziston aktualisht dhe për të rritur punësimin./Scan


Më të lexuarat